900 mijë denarë nga Lotariapër shoqatën e shefit tëkabinetit të Komunës së Sarajit

Shkup, 17 qershor – Portali PortalX ka publikuar një video në të cilën thuhet se shoqata “Judbina”, e lidhur me Naser Muharemin, shef i kabinetit të Komunës së Sarajit, ka përfituar 900.000 denarë nga Lotaria Shtetërore për një projekt.

Sipas informacionit të paraqitur në video, mjetet janë ndarë në kuadër të programit për financimin e projekteve të organizatave dhe shoqatave. Publikimi ka nxitur reagime dhe pyetje në opinion për shkak të pozitës publike që mban Muharemi.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur reagim zyrtar nga Naser Muharemi apo nga Komuna e Sarajit lidhur me këto pretendime.

Back To Top