Tejet i nderuar që, me ftesë të Forumit Shqiptar, do të jem ligjërues në Akademinë e parë Politike të organizuar nga një subjekt politik shqiptar në Mal të Zi.
Kjo nismë është shumë më tepër se një akademi, është investim në dijen, lidershipin dhe të ardhmen politike të shqiptarëve në rajon. Brezat e rinj kanë nevojë për hapësira ku kultivohen vizioni, përgjegjësia dhe angazhimi publik.
Me kënaqësi pres të ndaj përvojat e mia dhe të bashkëbisedoj me të rinjtë që do të jenë bartësit e proceseve të rëndësishme politike dhe shoqërore në vitet që vijnë.
Urime Forumit Shqiptar për këtë nismë vizionare dhe shembullore.
