Fjala ambasadorit Meidani për betejën e Haraçinës/ “Një brez që nuk pyeti sa e lehtë është liria, por sa është e domosdoshme”

Fjala e ambasadorit Meidani për betejën e Haraçinës: “Një brez që nuk pyeti sa e lehtë është liria, por sa është e domosdoshme”

Në përkujtimin e Betejës së Haraçinës, ambasadori Meidani mbajti një fjalim emocionues, duke nderuar sakrificën e luftëtarëve dhe banorëve që u përballën me sfidat më të mëdha për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Ai theksoi se Beteja e Haraçinës mbetet një nga momentet më të rëndësishme të rezistencës dhe vendosmërisë, duke dëshmuar se liria nuk është dhuratë, por rezultat i sakrificave të mëdha.

“Ne sot kujtojmë një brez që nuk pyeti sa e lehtë është liria, por sa është e domosdoshme. Ishte një brez që vendosi interesin e popullit mbi interesin personal dhe që me guxim shkroi një kapitull të rëndësishëm të historisë sonë”, deklaroi Meidani.

Sipas tij, kujtesa për dëshmorët dhe veteranët e kësaj beteje duhet të mbetet e gjallë, jo vetëm si respekt për të kaluarën, por edhe si udhërrëfyes për brezat e rinj.

Pjesëmarrësit në aktivitetin përkujtimor vlerësuan se Beteja e Haraçinës mbetet simbol i qëndresës, unitetit dhe sakrificës për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, ndërsa mesazhi i ambasadorit Meidani u prit me duartrokitje dhe emocione nga të pranishmit.

Back To Top