Bujar Osmani fton për protestë masovike në Tetovë

Shkruan Bujar Osmani:

VENDIMI PËR RRUGËT DHE SHESHET NË TETOVË ISHTE TESTI PËR VENDIMIN E MADH PËR GJUHËN SHQIPE

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese antishtetërore, Darko Kostadinovski, mbrëmë deklaroi se çështjen e gjuhës “do ta mbyllë”, “do ta zgjidhë” dhe se “askush nuk mund ta ndalë”.

Kjo nuk është befasi. Vendimi për anulimin e emrave të rrugëve dhe shesheve në Tetovë nuk ishte i rastësishëm. Ai ishte vetëm testi se si do të kalojë vendimi i madh – ai për gjuhën shqipe.

Prandaj, sot më shumë se kurrë, gjithçka është në duart tona. Jo vetëm emrat e rrugëve dhe shesheve, por edhe e ardhmja e gjuhës shqipe në këtë shtet.

Marshi në Tetovë nuk është marsh i një partie politike. Është marsh i çdo shqiptari dhe i çdo qytetari që e do këtë vend, që beson në barazi dhe që dëshiron një të ardhme të përbashkët, të drejtë dhe evropiane për të gjithë.

Tani është koha të dëshmojmë se vlerat e Marrëveshjes së Ohrit dhe barazia nuk preken pa hasur në rezistencën demokratike të qytetarëve.

Back To Top