Bilall Kasamin e ka kapur panika, protestës në Tetovë do ti prijnë tetovarët!
Sa më shumë afrohet protesta, aq më shumë po tentohet t’i ndryshohet thelbi. Me narrativa, etiketime dhe lajme që synojnë ta largojnë vëmendjen nga arsyeja e vërtetë e revoltës shkruan Tetovasot.
Protesta e Tetovës nuk lindi nga partitë. Lindi nga pakënaqësia e qytetarëve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërtimet dhe nga bindja e shumë tetovarëve se pushteti lokal dhe ai qendror nuk kanë reaguar me forcën që prisnin në mbrojtje të interesave shqiptare.
Kur mungojnë argumentet, fillojnë përpjekjet për t’i dhënë protestës kahje tjetër propaganduese dhe te ulet. Kjo nuk e ndryshon realitetin. Përkundrazi, tregon frikë nga zëri i qytetarëve.
Për dy vjet me radhë, shumë shqiptarë kanë krijuar përshtypjen se VLEN ka qenë në një pozitë të nënshtruar ndaj partnerit më të madh të koalicionit dhe se nuk ka arritur të imponojë qëndrimet e veta në çështjet që prekin interesin shqiptar. Pikërisht kjo pakënaqësi është një nga arsyet pse sot qytetarët dalin në shesh.
Mos e ktheni protestën në betejë propagande. Le të dëgjohet mesazhi i atyre që ndihen të zhgënjyer. Problemet nuk zgjidhen duke ndryshuar narrativën, por duke u përballur me to.Protestën e bëjnë tetovarët sepse kanë një mije arrye dhe jo lajmet e rrejshme te portaleve të afërta me pushtetin që duan ti japin dimension tjetër.
Tetova nuk proteston për atë që po përpiqen të shesin disa portale. Tetova proteston për atë që ka përjetuar këto dy vitet e fundit.
