Bujar Osmani: Pritën 20 vite që të gjenden politikanë të gatshëm të shesin interesin shqiptar

Pas deklaratës së Bilall Kasamit, i cili pyeti pse Gjykata Kushtetuese priti 20 vite për të konstatuar se ligji ishte antikushtetues, ka reaguar Bujar Osmani.

Sipas Osmanit, arsyeja nuk lidhet me kohën, por me momentin politik. Ai shkruan se: “Pritën 20 vite që të gjenden politikanë të gatshëm të shesin interesin shqiptar dhe të heshtin përballë sulmit më të madh ndaj dinjitetit tonë si popull.”

Përmes këtij reagimi, Osmani shpreh qëndrimin e tij se zhvillimet e fundit janë pasojë e një klime politike ku, sipas tij, mungon reagimi dhe mbrojtja e interesave shqiptare përballë vendimeve që i konsideron të dëmshme.

Back To Top