Rikonstruksioni i Qeverisë ka sjellë një tjetër ndryshim të rëndësishëm brenda VLEN-it. Pas largimit të Arben Taravarit nga koalicioni dhe dobësimit të rolit të Arben Fetait, tani edhe krahu i Aleancës për Shqiptarët i përfaqësuar nga Azir Aliu ka mbetur pa Ministrinë e Shëndetësisë, të cilën e kishte marrë pas dorëheqjes së Taravarit.
Ky zhvillim po shihet si një tjetër humbje politike për Aleancën që mbeti në VLEN, pasi ministria që konsiderohej si një nga dikasteret më të rëndësishme nuk do të drejtohet më nga Azir Aliu. Vendimi vjen në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar, ku janë bërë ndryshime në disa resorë.
