BDI në epërsi, VLEN nuk arrin ta kalojë as në këtë matje

Sondazhi i fundit i opinionit publik e rendit BDI-në përpara VLEN-it në preferencat e votuesve. Sipas rezultateve të publikuara, BDI gëzon mbështetje prej 5.0%, ndërsa VLEN renditet pas saj me 4.4%, duke mos arritur ta tejkalojë rivalin politik as në këtë matje.

Rezultatet tregojnë se, pavarësisht pretendimeve të drejtuesve të VLEN-it për rritje të mbështetjes, anketa nuk e reflekton një epërsi të tyre. Përkundrazi, BDI vazhdon të ruajë avantazhin në këtë matje të opinionit publik.

Edhe pse diferenca mes dy subjekteve është e ngushtë, sondazhi e vendos BDI-në në pozitë më të favorshme, ndërsa VLEN mbetet pas në garën për mbështetjen e elektoratit shqiptar.

Back To Top