Goditje për VLEN-in? Qoku, Azizi dhe Murtezani shpallen të padëshirueshëm nga Shqipëria

Deputetët Bekim Qoku dhe Adnan Azizi, së bashku me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, janë ndaluar sot në pikën kufitare të Qafë Thanës gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri.

Pas rreth një ore pritjeje, ata janë njoftuar se ndaj tyre ishte vendosur ndalesë hyrjeje në territorin shqiptar, ndërsa më pas kanë vendosur të kthehen.

Jozyrtarisht, rasti dyshohet të lidhet me përfshirjen e tyre në organizimin e protestave të mbajtura në Tiranë, të njohura si “Revolucioni Flamingo”. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me arsyet e ndalesës.

Back To Top