Sabri Demiri, shqiptari nga Çairi i Shkupit dhe këshilltar i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, ka ndarë një moment të veçantë nga aktivitetet ndërkombëtare, ku është fotografuar me Donald Trump.
Fotografia është realizuar gjatë një takimi ndërkombëtar në kuadër të aktiviteteve diplomatike dhe politike, ku kanë marrë pjesë figura të rëndësishme nga skena botërore.
Demiri, i cili vjen nga Çairi i Shkupit, prej vitesh është pjesë e strukturave këshilluese pranë institucioneve turke, ndërsa paraqitja e tij në një moment me liderë botërorë ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.
