Bilal Kasami në Tiranë për koncertin e Kanye West, shfaqet me bashkëpunëtorët e VLEN-it

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ndodhet në Tiranë, ku sonte pritet të mbahet koncerti i reperit të njohur botëror Kanye West. Nga kryeqyteti shqiptar, ai ka publikuar një fotografi në shoqërinë e disa funksionarëve të VLEN-it, mes tyre deputetët Adnan Azizi dhe Bekim Qoku.

Në postimin e tij, Kasami shkruan: “Me miq e bashkëpunëtorë për kafe në Tiranën e bukur. Fundjavë të mbarë, miq!”

Prania e Kasamit dhe bashkëpunëtorëve të tij në Tiranë vjen në ditën e koncertit të Kanye West, ndërsa një ditë më parë ai kishte bërë të ditur se përfaqësues të VLEN-it do ta kalonin fundjavën në kryeqytetin shqiptar, duke e cilësuar vizitën si një aktivitet të zakonshëm.

Back To Top