Ministri në largim i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se nuk ishte njoftuar dhe as nuk ishte konsultuar paraprakisht për largimin e tij nga posti, duke theksuar se vendimi e zuri në befasi.
Ai tha se gjatë mandatit kishte bashkëpunuar në mënyrë korrekte me kryeministrin dhe se nuk e kishte pritur një epilog të tillë. Sipas Aliut, askush nuk e kishte informuar paraprakisht se do të largohej nga detyra në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë.
Pavarësisht largimit nga posti ministror, Aliu bëri të ditur se do t’i rikthehet punës si profesor universitar, ndërsa theksoi se nuk tërhiqet përfundimisht nga politika.
