BDI Çair: Ku ishim. Ku e lam. – E ardhmja nuk ishte dhuratë, u ndërtua bashkë

BDI – Dega Çair ka publikuar një mesazh me moton “Ku ishim. Ku e lam.”, duke rikujtuar rrugëtimin e arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Në reagim theksohet se në vitin 2001 shqiptarët nuk kishin asnjë universitet në gjuhën shqipe, ndërsa sot funksionojnë tre universitete: Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.

“Disa arritje janë bërë aq normale, sa harrojmë se dikur dukeshin të pamundura”, thuhet në mesazhin e Degës Çair, duke shtuar se këto arritje janë rezultat i një rrugëtimi të gjatë dhe përkushtimit të shumë njerëzve.

Në fund të reagimit, BDI Çair përcjell mesazhin: “E ardhmja nuk ishte dhuratë, u ndërtua bashkë.” me hashtagun #KuIshimKuELam.

Back To Top