🔴 BDI: Ku ishim në vitin 2001, ku e lamë në vitin 2024 – Rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në Policinë e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka publikuar një grafikë krahasuese, duke theksuar rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në Policinë e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2001–2024.

Sipas të dhënave të prezantuara, në vitin 2001 në polici kishte më pak se 100 shqiptarë, ndërsa në vitin 2024 numri i tyre kishte kaluar mbi 3.000.

BDI vlerëson se ky ndryshim përfaqëson një nga arritjet më të rëndësishme të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke theksuar se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në institucionet e sigurisë ishte një prej prioriteteve kryesore gjatë qeverisjes së saj. Sipas partisë, kjo dëshmon për progresin e arritur në ndërtimin e institucioneve më përfaqësuese dhe më gjithëpërfshirëse në vend.

Back To Top