BDI i kundërpërgjigjet zv/ministrit të Mbrojtjes: “Nga 30% përfaqësim shqiptar, sot kanë sjellë zero – heshtja juaj është bashkëpunim me diskriminimin”

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zëvendësministrit të Mbrojtjes, duke e akuzuar atë se po arsyeton politikat e qeverisë VMRO–ZNAM–VLEN dhe se po hesht për rënien e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e mbrojtjes.

Nga BDI theksojnë se gjatë periudhës së qeverisjes së tyre, shqiptarët kanë pasur rreth 30% përfaqësim në pozita drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa sipas tyre, sot ky përfaqësim është reduktuar në zero.

“E informojmë zëvendësministrin se shqiptarët nuk kanë nevojë për justifikime, por për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Sot, nën qeverinë VMRO–ZNAM–VLEN, po dëshmohet një kthim prapa në të drejtat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas BDI-së, zëvendësministri në vend që të kërkojë përgjegjësi për këtë situatë, po zgjedh të mbrojë politikat e qeverisë dhe të heshtë për diskriminimin në përfaqësim.

“VLEN erdhi me premtime për barazi, por sot po shërben si mbulesë për një realitet ku shqiptarët po përjashtohen nga pozitat vendimmarrëse”, përfundon reagimi.

Back To Top