A e di Albin Kurti se kush e përfaqëson dhe kë ka deleguar politikisht në Maqedoninë e Veriut?
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari se “pse VLEN është kaq i dobët”, deputeti i VLEN-it dhe njëkohësisht këshilltari i Kryeministrit të Kosovës u përgjigj: “VMRO-DPMNE është tmerrësisht e fuqishme.”
Mjafton të imagjinojmë sikur përpjekja për pavarësinë e Kosovës, nga Adem Jashari, Hashim Thaçi dhe mijëra të tjerë të ishte ndërtuar mbi të njëjtën logjikë: “Millosheviqi është tmerrësisht i fuqishëm.” E vërteta është se ai ishte shumë i fuqishëm. Megjithatë historia nuk u shkrua nga ata që u dorëzuan përballë fuqisë por nga ata që vendosën t’i rezistonin asaj.
Prandaj lindin disa pyetje legjitime:
A i përfaqëson deputeti Qoku edhe qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës?
A është Albin Kurti në dijeni të këtyre deklaratave?
Dhe, mbi të gjitha, a pajtohet ai me këtë mënyrë të të menduarit dhe me këto përfundime?
