🔴 Bekim Qoku: “VMRO-DPMNE është tmerrësisht shumë e fuqishme” – arsyeton dobësinë e VLEN-it❗

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, në një paraqitje në emisionin “PodGo” deklaroi se “VMRO-DPMNE është tmerrësisht shumë e fuqishme”, duke e përdorur këtë si shpjegim për pamundësinë e VLEN-it që të realizojë premtimet dhe të imponojë politikat e veta brenda qeverisë.


Deklarata e tij po interpretohet si një pranim publik se VLEN nuk ka fuqinë politike për t’i bërë ballë partnerit të koalicionit, VMRO-DPMNE. Kritikat ndaj VLEN-it janë shtuar muajt e fundit, pasi shumë prej premtimeve të bëra para zgjedhjeve ende nuk janë realizuar.


Me këtë deklaratë, Qoku praktikisht pranon se vendimet kryesore në qeveri dominohen nga VMRO-DPMNE, ndërsa VLEN mbetet në një pozitë të dobët politike.

Back To Top