BDI Çair: VLEN-i po e fshin shqipen nga Shkupi – edhe Muzeu i Qytetit dërgon ftesa vetëm në maqedonisht
Dega e BDI-së në Çair ka reaguar ashpër ndaj një ftese të dërguar nga Muzeu i Qytetit të Shkupit, e cila, sipas tyre, është publikuar pa gjuhën shqipe.
Nga BDI Çair theksojnë se dygjuhësia në Shkup është qartë e sanksionuar me ligj dhe se deri më sot asnjë kryetar i Qytetit nuk ka guxuar ta sfidojë këtë parim.
“Dygjuhësia e Shkupit ishte kurora e Maqedonisë së Re, dëshmi e barazisë dhe bashkëjetesës. VLEN-i na e mori edhe atë”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Nga dega e BDI-së në Çair paralajmërojnë se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, por, siç theksojnë, do të mbajnë edhe “turpin e historisë”.
