“VLEN-i nuk ia fali një gjë” – Riat Ramadani: Më detyroi të mendoj se BDI-ja ishte më e mirë
Riat Ramadani ka reaguar me ironi ndaj qeverisjes së VLEN-it, duke thënë se pas dy vitesh në pushtet, koalicioni e ka detyruar të mendojë se BDI-ja, në krahasim me ta, paska qenë më e mirë.
“VLEN-it nuk ia fali një gjë! Pse më detyruan që të mendoj se BDI në krahasim me ta na paska qenë më e mirë. Këtë nuk ia fali!”, shkruan Ramadani.
Ai thekson se për 22 vite ka qenë “shpirt opozitar”, ndërsa tash, pas dy viteve të qeverisjes së VLEN-it, është detyruar të thotë se Ali Ahmeti “paska qenë në të drejtë”.
“Paramendo ej!!! A ka më torturë sesa kjo!!!”, përfundon Ramadani reagimin e tij.
