Edhe kur t’ju pyesin : “Çfarë bëtë ju për 20 vite?”, thuajuni

Nga Bujar OSMANI

Edhe kur t’ju pyesin: “Çfarë bëtë ju për 20 vite?”, thuajuni:

  1. Nënshkruam Marrëveshjen historike mes dy popujve, të bazuar në demokracinë konsociative, barazinë dhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve.
  2. E ngritëm statusin e shqiptarëve nga një popull i përjashtuar në popull shtetformues dhe faktor vendimmarrës.
  3. Shqiptarët u bënë zot shtëpie në shtetit e vet.
  4. Zyrtarizuam gjuhën shqipe me Kushtetutë dhe me ligj në nivel qendror, si dhe krijuam organet për mbrojtjen e saj: Agjencinë dhe Inspektoratin.
  5. Krijuam mekanizmin e Badenterit, i cili garanton pjesëmarrjen vendimmarrëse të shqiptarëve në çështjet me rëndësi shtetërore dhe ndëretnike.
  6. Vendosëm Balancuesin si detyrim ligjor për respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat etnik në institucionet shtetërore.
  7. Zyrtarizuam përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar.
  8. E bëmë Shkupin kryeqytet zyrtarisht dygjuhësh.
  9. Krijuam dy komuna me shumicë shqiptare në kryeqytet: Çairin dhe Sarajin.
  10. Zgjeruam territorin e administruar nga kryetarë shqiptarë nga 2.140 km² në 6.940 km².
  11. Për herë të parë regjistruam diasporën në census dhe e përfshimë në përqindjet për llogaritjen e punësimeve, vendeve të punës dhe financimit të komunave.
  12. E anëtarësuam vendin në NATO.
  13. Realizuam projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, me vlerë 1,2 miliardë euro: Korridorin 8, lidhjen strategjike lindje-perëndim dhe korridorin e sigurisë së NATO-s.
  14. Mbajtëm Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian për negociatat për anëtarësim.
  15. Udhëhoqëm OSBE-në, organizatën më të madhe rajonale të sigurisë në botë.
  16. Njohëm pavarësinë e Republikës së Kosovës.
  17. E bëmë Kryeministrin e parë dhe Kryetarin e Kuvendit.
  18. E bëmë Ministrin e parë të Punëve të Jashtme.
  19. Zyrtarizuam Universitetin e Tetovës dhe ndërtuam kampusin modern universitar.
  20. Themeluam Universitetin “Nënë Tereza” dhe siguruam kazermën “Ilinden” për kampusin e tij universitar.
  21. E shndërruam Universitetin e Evropës Juglindore nga universitet privat në institucion publiko-privat.
  22. Rritëm pjesëmarrjen e kompanive shqiptare në ekonomi nga 5% në mbi 20%.
  23. Themeluam Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë me dhjetëra fabrika
  24. Rritëm numrin e policëve shqiptarë nga më pak se 100 në mbi 3.000.
  25. Rritëm numrin e oficerëve dhe ushtarakëve shqiptarë nga rreth 40 në mbi 1.500.
  26. E rritëm për dhjetëfish numrin e mjekëve dhe të personelit shëndetësor shqiptar.
  27. Ndërtuam në Çair kopshtin më të madh për fëmijë, “Bambi”.
  28. Ndërtuam dhe modernizuam maternitetin “Nënë Tereza” në Çair.
  29. Krijuam Spitalin Klinik në Tetovë dhe ndërtuam objektin e ri modern
  30. Hapëm pikën e re kufitare Bellanoc-Stançiq, duke lidhur drejtpërdrejt zonën e Likovës dhe Kumanovës me Republikën e Kosovës.
  31. Realizuam qindra projekte infrastrukturore, arsimore, sportive dhe shëndetësore në komuna.

Dhe mbi të gjitha: nga një popull i përjashtuar nga shteti, shqiptarët u bënë faktor vendimmarrës dhe shtetformues. Kjo është trashëgimia e këtyre dy dekadave.

Back To Top