Artin Spahiu: VLEN-it po i del huq çdo betejë me Grubin, qytetarët po e fundosin me komente kritike

Analisti Artin Spahiu vlerëson se VLEN-i po humb çdo përballje politike me Artan Grubin, edhe pse, sipas tij, Grubi nuk është fare prezent në skenën politike.

Sipas Spahiut, reagimet në rrjetet sociale tregojnë një prirje të qartë: postimet kundër Grubit marrin minimum pëlqimesh dhe maksimum komentesh kritike ndaj VLEN-it, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e komentuesve shprehin mbështetje për ish-zyrtarin e BDI-së.

“Arsyeja është e thjeshtë: i madh e i vogël e di se Artani është viktimë e një përndjekjeje politike”, thekson Spahiu, duke shtuar se qytetarët e mbajnë mend shumë mirë kohën kur Grubi ishte pjesë e qeverisjes.

Sipas tij, shqiptarët e kujtojnë autoritetin dhe peshën politike që kishin në institucionet shtetërore, ndikimin në vendimmarrje dhe faktin se ishin faktor në proceset politike.

“Pastaj e krahasojnë atë kohë me këta të sotmit. Dhe dallimi, për shumë qytetarë, është si nata me ditën”, përfundon Spahiu.

Back To Top