Zv. drejtori në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, Hasim Murtezani, vazhdon të merret çdo ditë me qeverisjen e kaluar, ndërsa në institucionin ku ushtron detyrën sot, shifrat e punësimeve ngrenë pikëpyetje serioze për përfaqësimin e shqiptarëve.
Bëhet fjalë për Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, ku, sipas të dhënave dhe dokumenteve të bëra publike, nga 11 punësime, 11 janë maqedonas dhe 0 shqiptarë.
Në këtë proces përmendet edhe Belizar Ganiu, kuadër i VLEN-it dhe zv. drejtor, i cili, sipas dokumenteve, ka nënshkruar vendimet për punësimet.
Pra, ndërsa Hasim Murtezani merret vazhdimisht me qeveritë e kaluara dhe akuzon për mënyrën e përfaqësimit të shqiptarëve, në qeverinë ku vetë është pjesë, rezultati i këtyre punësimeve është:
11 maqedonas – 0 shqiptarë.
Kjo ngre një pyetje të drejtpërdrejtë për Hasim Murtezanin dhe VLEN-in: Ku është përfaqësimi i shqiptarëve që u premtua para se të vinin në pushtet?
Nëse vendet e punës në institucionet shtetërore vazhdojnë të plotësohen pa asnjë shqiptar, atëherë deklaratat për barazi dhe përfaqësim mbeten vetëm fjalë politike.
Është e lehtë të kritikosh qeveritë e kaluara. Por përgjegjësia matet me atë që ndodh sot, nën pushtetin ku ti vetë je pjesë.
Hasim Murtezani duhet të japë llogari për qeverinë aktuale, ndërsa Belizar Ganiu duhet të sqarojë punësimet që, sipas dokumenteve, janë bërë me 0 shqiptarë.
Sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për deklarata. Kanë nevojë për përfaqësim real.
11 punësime. 11 maqedonas. 0 shqiptarë. Ky është realiteti që VLEN duhet ta shpjegojë.
