“Ja kjo gotë është me ujë të thjeshtë nga çezma. Mund të them se e kemi ujin më të mirë!”
Duke pirë ujë nga çezma, kryetari i Shkupit Orce Gjorgjievski, e filloi konferencën për media, pas disa publikimeve në rrjetet sociale se është kontaminuar uji i sistemit të ujësjellësit të kryeqytetit.
Uji i Shkupit është i pastër për pije, thonë nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup.
Në raportin e djeshëm të monitorimit të ujit nga Sektori i kontrollit sanitar u morën 42 mostra nga rrjeti i furnizimit me ujë të qytetit, 4 prej të cilave nga seksioni i puseve Nerezi – Lepenec, dhe ato treguan se uji është i sigurt për konsumim.
Kryetari i Shkupit Gjorgjievski tha se dezinformuesit do të ndiqen penalisht.
Nga Klinika Infektive thonë se nuk ka të konfirmuar lidhshmëri që pacientët e shtrirë aktualisht në repartin e sëmundjeve ngjitëse nga bakteria “Escherichia coli” të jenë shkaktuar nga pirja e ujit në kryeqytet. Drejtori Fadil Cana tha se ky numër është i zakonshëm për këtë periudhë të nxehtë të vitit.
