Gjashtë persona thirren në polici pas përhapjes së mesazheve për ujin e Shkupit

Personat janë thirrur në polici pas një denoncimi të bërë nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Në një konferencë për media, Gjorgjievski e ka cilësuar përhapjen e këtyre informacioneve si të organizuar dhe ka thënë se bëhet fjalë për përhapje të dezinformatave që kanë shkaktuar shqetësim dhe panik te qytetarët.

Ai ka paralajmëruar se pret që institucionet kompetente të përcaktojnë përgjegjësinë për përhapjen e këtyre informacioneve.

Back To Top