Ish ministri i jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka theksuar se suksesi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila solli paqe dhe stabilitet në vend, sot po shndërrohet në një paradoks që rrezikon vetë themelet e saj.
Sipas Osmanit, 25 vjet pas nënshkrimit të saj, po vërehen tendenca për çmontimin e garancive që e bënë të mundur paqen dhe bashkëjetesën, duke kujtuar se Marrëveshja e Ohrit nuk ishte privilegj për asnjë komunitet, por themel i shtetit të përbashkët.
Ai thekson se paqja nuk është gjendje e përhershme dhe se ajo duhet të ndërtohet e të mbrohet vazhdimisht, duke paralajmëruar se harresa e arsyes pse u arrit ajo marrëveshje mund të sjellë pasoja serioze për të ardhmen e shtetit.
