Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, Ilir Demiri është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Takimi dhe momenti i përshëndetjes mes tyre kanë tërhequr vëmendjen në opinionin politik, duke nxitur edhe spekulime për një afrim të mundshëm politik të Demirit me BDI-në.
A ishte thjesht një takim në kuadër të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, apo sinjal për një bashkëpunim të ri? Për momentin, nuk ka konfirmim zyrtar për ndonjë lëvizje të tillë.
