Flamuri kombëtar mungon në manifestimin e VLEN-it për Marrëveshjen e Ohrit
Në manifestimin e organizuar nga koalicioni VLEN me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, vëmendjen e shumë të pranishmëve dhe qytetarëve në rrjetet sociale e tërhoqi mungesa e flamurit kombëtar shqiptar.
Në pamjet e publikuara nga aktiviteti, në skenë dhe në hapësirën ku u zhvillua manifestimi shihen simbolet dhe elementet e organizimit të ngjarjes, por jo flamuri kombëtar shqiptar, gjë që ka nxitur reagime dhe diskutime në opinion.
Marrëveshja e Ohrit konsiderohet një nga dokumentet më të rëndësishme politike për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj mungesa e flamurit kombëtar në një manifestim kushtuar kësaj marrëveshjeje është interpretuar nga shumë qytetarë si një detaj me peshë simbolike.
