Një tjetër moment krenarie për sportin shqiptar vjen nga bota e mundjes. Mundësi shqiptar Fati Vejseli pritet të jetë pjesë e Lojërave Olimpike që do të zhvillohen në Itali, duke përfaqësuar Maqedoninë e Veriut.
Vejseli garon në stil të lirë, në kategorinë deri në 70 kilogramë, dhe është një nga emrat e njohur të mundjes në vend. Me përvojën e tij në arenën ndërkombëtare, ai synon të paraqitet denjësisht në këtë ngjarje të madhe sportive.
Pjesëmarrja e tij në Olimpiadë përbën një moment të veçantë edhe për komunitetin shqiptar, pasi Fati Vejseli do të jetë një nga sportistët që do të mbajë emrin e Maqedonisë së Veriut në arenën më të madhe të sportit botëror.
Tashmë mbetet që Vejseli të japë maksimumin në tapet dhe të luftojë për një rezultat sa më të mirë.
