Pacientët presin me vite për protezë gjuri, ndërrohen ministrat por problemi në ortopedi mbetet i njëjtë!

Pacientët që kanë nevojë për zëvendësim të gjurit vazhdojnë të presin me vite në listat e pritjes në Klinikën e Ortopedisë, ndërsa mungesa e protezave po i detyron shumë prej tyre të kërkojnë trajtim në sektorin privat.

Lista e pritjes për ndërhyrjet e zëvendësimit të gjurit është e ngarkuar me pacientë që presin prej vitesh për një protezë. Pavarësisht pritjes së gjatë, mungesa e vazhdueshme e protezave bën që pacientët të mbeten pa zgjidhje konkrete dhe të detyrohen të presin edhe më gjatë.

Për shumë prej tyre, kjo nuk është thjesht një pritje administrative. Gjendja shëndetësore përkeqësohet me kalimin e kohës, dhimbjet shtohen dhe lëvizshmëria vështirësohet, ndërsa ndërhyrja që u nevojitet mbetet e parealizuar.

Ata që nuk mund të presin më gjatë detyrohen të kërkojnë zgjidhje në spitalet private, duke përballuar shpenzime të mëdha për një ndërhyrje që presin ta marrin përmes sistemit publik shëndetësor.

Ndërrohen ministrat, ndërrohen premtimet, por problemi në Ortopedi mbetet i njëjtë: pacientët vazhdojnë të presin me vite për një protezë gjuri.

Back To Top