Kryeministri Hristijan Mickoski priti në takim ministrin e Jashtëm të Çekisë, Petr Macinka, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Vizita e ministrit çek në vend është zhvilluar më 19 gusht, ndërsa në kuadër të saj janë paraparë takime dhe bisedime për bashkëpunimin bilateral dhe çështjet evropiane.
Por ajo që bie në sy në delegacionin e kryesuar nga Mickoski është mungesa e plotë e përfaqësimit shqiptar.
Asnjë shqiptar. Asnjë përfaqësues i VLEN-it.
Dhe pyetja që ngrihet është e thjeshtë: Ku është VLEN-i? Ku është zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali?
Bekim Sali është zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, pra një nga funksionarët më të lartë shqiptarë në ekzekutiv. Megjithatë, në një takim të nivelit të lartë të kryesuar nga kryeministri, shqiptarët sërish nuk shihen askund.
VLEN-i erdhi në pushtet me premtime për barazi, përfaqësim dhe partneritet të barabartë. Por kur vjen momenti për të qenë realisht pjesë e vendimmarrjes dhe përfaqësimit shtetëror, prania e shqiptarëve duket se mungon pikërisht aty ku duhet të jetë më e dukshme.
Kjo nuk është më vetëm çështje protokolli. Është çështje politike dhe përfaqësimi.
Nëse shqiptarët janë partnerë në Qeveri, pse mungojnë në takimet dhe delegacionet e rëndësishme? Nëse VLEN-i është pjesë e pushtetit, pse nuk shihet askund kur Mickoski përfaqëson shtetin?
Premtuan barazi. Qytetarët po shohin mungesë.
VLEN-i duhet të përgjigjet: ku është Bekim Sali dhe ku është përfaqësimi shqiptar?
