🔴 Sondazhi i ONTARGET.MK: BDI dominon bindshëm, VLEN mbetet pas ASH-s!

Një anketë e realizuar nga ONTARGET.MK në Facebook, me pyetjen se kë do të votonin qytetarët nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, ka mbledhur gjithsej 1.305 vota.

Sipas rezultateve të anketës, BDI renditet bindshëm e para me 908 vota (69%), duke lënë një diferencë të madhe me partitë e tjera.

Në vendin e dytë është ASH, e cila ka marrë 221 vota (16%), ndërsa VLEN renditet e treta me 109 vota (8%).

Në vendin e katërt është Lidhja Shqiptare, me 67 vota (5%).

📊 Renditja sipas votave:

BDI – 908 vota (69%)
ASH – 221 vota (16%)
VLEN – 109 vota (8%)
Lidhja Shqiptare – 67 vota (5%)

📌 Gjithsej: 1.305 vota

Rezultatet pasqyrojnë vetëm pjesëmarrjen në anketën e ONTARGET.MK në Facebook dhe nuk përbëjnë sondazh profesional apo parashikim elektoral.

Back To Top