Skandal protokollar apo simbolikë e qëllimshme? Flamuri maqedonas mungon në takimin e Stoilkoviqit
Një detaj nga takimi i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoilkoviq, me kryeministrin e Serbisë ka ngritur pikëpyetje të shumta.
Në pamjet e takimit shihet flamuri i Serbisë, ndërsa flamuri i Maqedonisë së Veriut mungon.
Mungesa e flamurit të shtetit që përfaqëson Stoilkoviqi në një takim zyrtar me kryeministrin serb ka hapur debat për simbolikën e kësaj paraqitjeje.
A bëhet fjalë për një lëshim protokollar apo për një mesazh të caktuar politik?
Pamjet kanë rikthyer edhe një pyetje më të fortë në opinion: A po jep Stoilkoviqi, me këto paraqitje, përshtypjen se Maqedonia e Veriut po trajtohet si pjesë e Serbisë?
Një flamur që mungon mund të duket si detaj, por në politikë edhe simbolika mund të përcjellë mesazhe të fuqishme.
