Bekim Berisha: Grubi mbahet për revanshizëm politik
Bekim Berisha ka reaguar ashpër lidhur me rastin e Artan Grubit, duke e cilësuar situatën si revanshizëm politik.
Sipas Berishës, ndryshimi i aktakuzave gjatë procesit, me qëllim mbajtjen e Grubit në arrest, ngre pikëpyetje serioze mbi motivet e procesit gjyqësor.
“Kur sistemi gjyqësor nis të kërkojë mënyra dhe të ndryshojë aktakuzat në mes të procesit, me qëllim që ta mbajnë nën arrest, bëhet e qartë se aty tashmë nuk kemi të bëjmë me kërkimin e drejtësisë, por thjesht me revanshizëm politik!”, ka shkruar Berisha.
Ai pretendon se Grubi nuk po mbahet për shkak të një krimi, por për motive politike, duke e lidhur këtë me periudhën kur Grubi ishte zëvendëskryeministër.
“Artan Grubi nuk po mbahet për ndonjë krim, thjesht po mbahet për revanshizëm!”, ka shkruar Berisha.
