Strugë 2026: Shah po, gjuhë shqipe jo?

Një detaj në materialet zyrtare të Ligës së Parë të Shahut – Strugë 2026 ka ngjallur reagime dhe pikëpyetje për përdorimin e gjuhës shqipe.

Në materialet e publikuara shihet vetëm mbishkrimi në gjuhën maqedonase: „ФЛАМУРТАРИ РАДОЛИШТА“, ndërsa gjuha shqipe mungon.

Rasti ngre një pyetje të thjeshtë: pse shqipja nuk është e pranishme në materialet zyrtare të këtij aktiviteti që zhvillohet në Strugë?

A bëhet fjalë për një lëshim organizativ apo për një anashkalim të gjuhës shqipe?

Në një komunë multietnike si Struga, përdorimi i gjuhëve në komunikimin publik nuk është një çështje që duhet të anashkalohet lehtë.

Organizatorët pritet të japin një sqarim lidhur me mungesën e gjuhës shqipe në materialet e Ligës së Parë të Shahut – Strugë 2026.

Shah po, por gjuhë shqipe jo?

Back To Top