A dëgjojnë lajme Rama e Kurti?
Vallë, a thua dëgjojnë lajme Krymenistri Rama dhe Kurti se çka po ndodh në Maqedoninë Veriore, apo jo?
A janë koshient këta prijës kombëtarë për mohimin e gjuhës shqipe dhe shkeljen flagrante të të drejtave shqiptare aty?! A ndjejnë këta ndonjë keqardhje kombëtare a obligim moral për ta ndihmuar këtë pjesë të kombit shqiptar, kur qeniesimi i tyre kombëtar është vurë në rrezik? Po si nuk morrën more njëherë guxim të dalin publikisht dhe t’i dënojnë ashpër këto histeri shoveniste të qeveritarëve maqedon, duke iu dërguar kështu nota proteste e qortimi!
Mjafton ta dëgjojnë presidentin serb, i cili kudo që shkon nëpër botë flet për shkeljen e të drejtave serbe në KS, megjithëse ata me 5 % kanë 5 fish më shumë të drejta se sa shqiptarët e Maqedonisë që janë 1/3 e popullsisë së RMV!?
Përveç kësaj, Rama e Kurti duhet urgjentisht ta thërrasin lidershipin politik shqiptar në RMV, duke ua treguar atyre strikt detyrat që duhet t’i bëjnë për mbrojtjen e shqiptarëve aty, e jo vetëm të luftojnë për poste e privilegje! Nëse të lartëpërmendurit nuk e bëjnë këtë gjë, atëherë atë detyrë do ta marrin studentët dhe populli që i mbështetë studentët, por neglizhenca dhe serviliteti i lidershipit tonë kombëtar, do të njolloset me turp përgjithmonë!
Prof.Sunaj Raimi
