A do të vazhdojë Lëvizja Besa pjesë e VLEN? Durmishi shmang përgjigjen direkte
Në emisionin Debat në Shenja, moderatori ngriti një çështje të ndjeshme në skenën politike – qëndrimin e ardhshëm të Lëvizjes Besa brenda koalicionit VLEN. Pyetja iu drejtua Ministrit të Ekonomisë, Besar Durmishi, duke e pyetur troç nëse partia do të vazhdojë të mbetet pjesë e këtij koalicioni.
Kjo temë u hap pasi në opinion po qarkullojnë paralajmërime se partia e udhëhequr nga Bilall Kasami mund të marrë vendim për t’u larguar nga VLEN.
Durmishi, megjithatë, zgjodhi të mos japë një përgjigje të qartë, duke heshtur përballë pyetjes së drejtpërdrejtë dhe duke shmangur deklarimin nëse Lëvizja Besa do të vazhdojë apo jo në këtë bashkëpunim politik.
Burime të ndryshme flasin për pakënaqësi të theksuara brenda koalicionit, që lidhen me disa çështje të brendshme, si:
diskutimet për shkrirjen e partive në një subjekt të vetëm, mënyra e zgjedhjes së liderit të përbashkët, si dhe ndarja e resorëve qeveritarë.
Këto tensione i kanë shtuar dilemat për qëndrueshmërinë e koalicionit, ndërsa heshtja e Durmishit po interpretohet si mungesë e sigurisë për të ardhmen e përbashkët.
