“A u bo boll”? #AzbiNuredini godet VLEN-in (FOTO)

Shkup, 26 shkurt – Lajmi i gazetës KOHA se zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq ka kthyer dhe në të njëjtën ditë ka suspenduar sërish shtatë punonjës shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, madje edhe në vet strukturat e koalicionit VLEN.

Njëri nga ta është edhe Azbi Nuredini, ish-komandant i logjistikës në Brigadën 115 të UÇK-së, njëherësh pjesë e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.

“A u bo BOLL? Nuk i thirëm votuesit ta votojnë VLEN-in që ky shovinisti ti shkelë shqiptarët, votuam që ti ngritni edhe më lartë shqiptarët e jo ti bëni PENG për karrierat e nipave, dhëndurëve dhe klaneve tuaja!”, shkruan Nuredini, ndërsa ilustron lajmin me nënçmimin që Stoilkoviqi po u bën shqiptarëve.

Në prill të vitit 2024, k<span;>ryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti e kishte prezantuar Nuredinin si prurje të re në parti dhe në koalicionin VLEN.

“Kam nderin e veçantë që në zyren time të pres Azbi Nuredinin, komandantin e logjistikës së Brigadës 115 të UÇK-së, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare e afarist i suksesshëm. Qëllimi ynë është NDRYSHIMI, dhe atë do ta bëjmë bashkërisht me persona të pastër, kombëtar e kompetent! Mirësevjen në Lëvizja Demokratike Azbi, sepse NDRYSHIMI VLEN!”, kishte shkruar atëkohë Mexhiti.

Back To Top