Abazi falënderon banorët: Do të jem kryetar i të gjithëve – jo i një grupi

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Studeniçanit, *Ejup Abazi*, ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj qytetarëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë në zgjedhjet e fundit. Në një reagim publik, ai ka theksuar se kjo mbrëmje është historike dhe se fitorja është dëshmi e forcës së ndërgjegjes qytetare ndaj çdo interesi personal. “Faleminderit nga zemra, Karshiak! Nuk kam fjalë për të përshkruar ndjenjën e thellë të kësaj mbrëmje historike. Ju keni folur me kurajo dhe keni rikthyer besimin se ndërgjegjja është më e fortë se çdo interes,” – ka thënë Abazi. Ai u shpreh se besimi që i është dhënë është “amanet i madh”, të cilin do ta përmbushë me përkushtim dhe ndershmëri. “Nga ky moment, unë nuk jam kryetar i një grupi apo i një vote. Jam kryetar i të gjithë qytetarëve të Studeniçanit. Zotohem para Zotit dhe para jush: do ta udhëheq Komunën me ndershmëri, pa devijuar nga shërbimi dhe pa dallime,” – deklaroi ai. Në përfundim të mesazhit të tij falënderues, Abazi shtoi se “puna e madhe fillon tani”, duke theksuar përkushtimin për të realizuar çdo zotim të dhënë gjatë fushatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top