Ademi: Raporti më negativ në dekadë – Maqedonia e Veriut në stagnim alarmues

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj raportit të Komisionit Evropian për vitin 2025, duke e cilësuar atë si “një nga vlerësimet më të dobëta në dhjetë vitet e fundit” për Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ademit, raporti përdor terma si “pa progres”, “progres i kufizuar” dhe “zbatim i dobët”, që sipas tij tregojnë stagnim institucional, mungesë reformash dhe mungesë vullneti politik për avancimin e procesit eurointegrues.
Ai thekson se vendi po humb terren ndaj shteteve të tjera të rajonit, dhe se dështimi i qeverisë për të përmbushur kushtet themelore të negociatave ka bllokuar procesin.

Back To Top