Ademi: Rrezikojmë të mbetemi jashtë valës së re të zgjerimit të BE-së

Nënkryetari i BDI-së paralajmëron se Maqedonia e Veriut po humb ritmin e integrimit, ndërsa vende si Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina po vlerësohen për progres të qëndrueshëm.

Në aspektin ekonomik, raporti evidenton inflacion të lartë, mungesë konkurrueshmërie dhe shfrytëzim të dobët të fondeve evropiane – një humbje direkte për qytetarët dhe ekonominë.

Ademi thekson se raporti i KE-së është një “sinjal alarmi” që kërkon veprim urgjent, jo më deklarata politike. Sipas tij, BDI mbetet promotori kryesor i rrugës evropiane dhe do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie, transparencë dhe reforma, sepse “integrimi nuk ka alternativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top