Aksident në Çair: Vetura del nga rruga dhe përplaset në trotua
Në lagjen Çair sot është shënuar një aksident trafiku, pasi një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur në trotuar. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa qarkullimi u ngadalësua për disa minuta.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka nisur procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet për humbje kontrolli të automjetit.
