Aktivist i VLEN-it: Liderët të zbresin nga kafenetë, qytetarët po presin në terren

Një aktivist i koalicionit VLEN ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke u bërë thirrje liderëve të kësaj lëvizjeje që të jenë më të pranishëm në terren dhe më afër qytetarëve.

Ai thekson se qytetarët presin praninë, fjalën dhe angazhimin real të përfaqësuesve politikë, duke nënvizuar se VLEN ka lindur nga populli dhe duhet të vazhdojë të mbetet me popullin.

“VLEN ka lindur nga populli dhe duhet të mbetet me popullin — jo nëpër kafe apo biseda boshe, por në çdo cep ku ka nevojë për ndryshim”, shkruan aktivisti.

Sipas tij, vetëm përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe angazhimit konkret në terren, VLEN mund të ruajë besimin dhe mbështetjen e publikut.

Back To Top