Ali Ahmeti falënderon Hillin: Dëshmia në Hagë i jep vulë pastërtisë së UÇK-së
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka falënderuar ambasadorin amerikan Christopher Hill pas dëshmisë së dhënë në Hagë, duke theksuar se kjo paraqitje zyrtare e përforcon edhe më shumë të vërtetën historike dhe pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ahmeti u shpreh se mbështetja dhe qartësia e aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisisht të Shteteve të Bashkuara, kanë qenë vendimtare jo vetëm gjatë kohës së luftës, por edhe sot, në proceset gjyqësore ku po mbrohet nderi i çlirimtarëve.
Sipas tij, dëshmia e Hillit është një moment i rëndësishëm që konfirmon drejtësinë dhe qëndrimin e shëndoshë të UÇK-së në luftën për liri dhe dinjitet.
