Arrestohet shoferi i Izet Mexhitit dhe një nga bashkëpunëtorët e tij – një nga një po përfundojnë në pranga
Mbrëmjen e kaluar, në një aksion të organeve të rendit, është arrestuar shoferi i Izet Mexhitit, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe një nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, i identifikuar vetëm me inicialet I.G.
Sipas burimeve jozyrtare, ndalimet janë kryer në kuadër të një operacioni më të gjerë, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar me detaje të plota për arsyet e arrestimeve.
Ky zhvillim po shihet si pjesë e një serie veprimesh ku, një nga një, persona të afërt me Mexhitin po përballen me drejtësinë. Autoritetet pritet të dalin me informacione më të detajuara në vijim.
