Arsim i Lartë nën kontroll: ligj i diktuar nga interesat politike

Shkruan: Vlona Pollozhani

Megjithëse ligji shpreh në mënyrë deklarative angazhimin për autonominë universitare, formulimi dhe mekanizmat e tij nuk arrijnë të sigurojnë harmonizim të plotë me standardet evropiane për autonominë institucionale.

Në kuptimin e Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA), autonomia universitare nuk përkufizohet vetëm si parim abstrakt, por si aftësi reale e institucioneve për të ushtruar vetëqeverisje akademike, organizative dhe financiare pa ndërhyrje politike.

Në këtë drejtim, dispozitat e nenit 7, ndonëse përfshijnë elementet kryesore të autonomisë, mbeten kryesisht deklarative dhe nuk shoqërohen me garanci efektive kundër ndikimit të autoriteteve publike në çështjet e brendshme universitare.

Veçanërisht problematike është kërkesa që statutet e universiteteve publike t’i nënshtrohen miratimit nga Kuvendi (neni 16), e cila bie ndesh me praktikat evropiane, ku autonomia institucionale nënkupton që universitetet të miratojnë aktet e tyre themelore në mënyrë të pavarur dhe jo me autorizim politik paraprak.

Back To Top