ASH: Raporti i KE-së tregoi se Maqedonia ka sfida serioze për drejtësinë dhe sundimin e ligjit

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, duke e cilësuar atë “një dokument të rëndësishëm që reflekton realisht gjendjen e brendshme politike, institucionale dhe demokratike të vendit”.

Sipas Aleancës, raporti evidenton sfida serioze në drejtësi dhe sundim ligji.

“Qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete për depolitizimin e institucioneve të drejtësisë dhe funksionimin e pavarur të Prokurorisë dhe Gjykatave. Të ndalohen praktikat e punësimeve partiake dhe të forcohen mekanizmat e kontrollit, duke siguruar që institucionet antikorrupsion të kenë fuqi reale dhe jo dekorative”, shtojnë nga ASH.

Back To Top