on target

Ziberi kritikon Kostadinovskin: Si mund të lejohet anglishtja, por jo shqipja në SMS-të e gjobave?

Ish-avokati i popullit, Naser Ziberi, mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat në SHENJA”, e ka cilësuar si të gabuar dhe të ngutshëm vendimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinoski, lidhur me njoftimet për gjoba përmes SMS-ve. Sipas Kostadinoskit, këto njoftime dërgohen në gjuhën maqedonase dhe mund të dërgohen edhe në gjuhën angleze, por jo në gjuhën shqipe. Ziberi tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe drejtimin e saj aktual. “Ishte i pritshëm dhe i gabuar. I pritshëm duke marrë parasysh strukturën e asaj gjykate dhe personin që e drejton atë. Duke parë mënyrën e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha rrethanat, mund të thuhet se ishte një epilog i pritshëm. Por pa dyshim është vendim i gabuar, sepse nuk mbështetet në dispozitat kushtetuese dhe ligjore. Aq më tepër kur në deklaratën e tij thuhet se njoftimet ndaj qytetarëve mund të jenë edhe në gjuhën angleze”, deklaroi Ziberi. 

Lexo më shumë

Alternativa ende s’e ka dhënë fjalën e fundit për VLEN-in – çka po kalkulohet brenda partisë?

Alternativa ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me procesin e unifikimit brenda koalicionit VLEN. Hapi i radhës pritet të ndërmerret të mërkurën, kur do të mblidhet kuvendi i partisë. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Alternativës, Afan Elezi, gjatë një paraqitjeje në emisionin Click Plus. Ai tha se në mbledhjen e kuvendit…

Lexo më shumë

Shtrenjtohen sërish derivatet e naftës! Nga mesnata benzina shitet me +7, dizelli +6,5 denarë

Sërish rriten çmimet e derivateve. Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që çmimet e benzinës të rriten për 7 denarë, ndërsa për dizelli për 6,5 denarë për litër.Benzinat Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 nga mesnata do të shiten për 86,5 denarë për litër, përkatësisht 88,5 denarë. Çmimi i dizellit për një litër shkon në 92 denarë….

Lexo më shumë

Shqipëria u bën thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut të respektojnë ligjin për gjuhën shqipe

Qeveria e Shqipërisë iu bëri thirrje sot institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të respektojnë dispozitat ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në vend, mes mosmarrëveshjeve të ripërtërira midis shqiptarëve dhe maqedonasve në vend. Thirrja u bë nga Ministri i Punëve të Jashtme i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë një bisede telefonike me homologun…

Lexo më shumë

Tragjedia që ndryshoi përgjithmonë Koçanin: Përvjetori i zjarrit në “Puls” – 63 viktima dhe mijëra lotë

Mbrëmë në orën 02:15, qytetarët e Koçanit dhe vendbanimeve rreth tij u mblodhën para ish-diskotekës PULS në një kujtim të qetë dhe respekti, duke nderuar 63 viktimat e zjarrit të madh dhe tragjedisë më të rëndë që i ka ndodhur qytetit. Në orën 02:32, momenti që ndryshoi përgjithmonë Koçanin, të gjithë qëndruan në një minutë…

Lexo më shumë

Udhëheqësi i ri i Iranit pretendohet se është dërguar në Moskë për t’u operuar

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, raportohet se është dërguar me avion në Moskë për operacion në këmbë. Kjo i ishte ofruar personalisht nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, transmeton “The Sun”.  Raportimet vijnë në kohën kur ka pasur edhe thashetheme se Mojtaba Khamenei ka vdekur. Gazeta kuvajtiane Al-Jarida raportoi se djali i Ajatollahut…

Lexo më shumë

13 shoferë të arrestuar brenda një dite, disa të dehur e disa pa patentë

Në gjithë territorin e shtetit, dje policia ka arrestuar 13 shoferë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, katër shoferë (nga Shkupi, Shën Nikolla, Radovishi dhe Bogdanci) kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë shoferë (nga Shkupi, Maqedonski Brodi, Gostivari dhe Struga) kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa dy shoferë nga Kërçova kanë drejtuar…

Lexo më shumë

Përçarje të reja në VLEN, Mimoza Musa kundër Ilir Demirit

Ideja për bashkimin e shpejtë të partive në kuadër të koalicionit VLEN po përballet me pengesa serioze, ndërsa ndasitë brenda këtij blloku duket se po thellohen edhe më shumë. Për momentin, sipas burimeve brenda koalicionit VLEN, marrëveshje konkrete ekziston vetëm mes Izet Mexhitit dhe Bilall Kasami,t ndërsa negociatat me Alternativën dhe grupin e Azir Aliut…

Lexo më shumë

Erdogan: Izraeli “gjakatar” vazhdon sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve në Iran dhe Liban, “ashtu siç bëri në Gaza”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se “rrjeti gjakatar” vazhdon të shënjestrojë shkolla dhe spitale në Iran dhe Liban, ashtu siç ka bërë në Rripin e Gazës, duke iu referuar Izraelit. “Rrjeti gjakatar vazhdon të godasë shkolla dhe spitale në Iran dhe Liban, ashtu siç bëri në Rripin e Gazës”, tha Erdogan…

Lexo më shumë
Back To Top