Për një copë pushtet, Azir Aliu duket se është gati të shesë gjithçka. Në rrjet po qarkullojnë fotografi ku ai shihet në shoqëri të ngushtë me kryetarin e VMRO-së në Gostivar, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi prapaskenat që po përgatiten.
Ky takim i fshehtë me eksponentët e partisë më antishqiptare në Maqedoni nuk mund të shihet thjesht si një rastësi. A po përgatitet ndonjë skenar i ri në Gostivar, ku interesat e shqiptarëve rrezikojnë të sakrifikohen për pazare politike?
Shqiptarët e Gostivarit kanë arsye të ndihen të tradhtuar. Aliu, i cili dikur hiqej si përfaqësues i tyre, sot duket se ka zgjedhur karrigen dhe pushtetin mbi interesin kombëtar. Fotografia me VMRO-në është shah-mati më i qartë për ata që ende kishin dilema mbi lojën e tij politike.
