Një vendim i ri i Qytetit të Shkupit për emërimin e këshillave drejtues të ndërmarrjeve publike ka nxjerrë në pah një rënie drastike të përfaqësimit të shqiptarëve.
Sipas dokumenteve që janë bërë publike, në periudhën e mëparshme shqiptarët kishin rreth 40 përfaqësues në bordet drejtuese të ndërmarrjeve publike të qytetit.
Sot, në vendimet e miratuara deri tani, ky numër ka rënë në vetëm 17 shqiptarë.
Pra, nga përfaqësim i gjerë – në margjinalizim.
Më alarmante është situata në disa ndërmarrje publike ku shqiptarët janë plotësisht të përjashtuar nga këshillat drejtues.
Në këto institucione nuk ka asnjë shqiptar:
– Higjiena Komunale
– Salla Universale
– Biblioteka e Qytetit
– Kopshti Zoologjik
– Qendra Kulturore për të Rinj
– Qendra Kulturore për Fëmijë – Karposh
Ndërsa në disa ndërmarrje të tjera përfaqësimi është vetëm simbolik, me nga një shqiptar:
– Muzeu i Qytetit të Shkupit
– Qendra Informative Kulturore
– Shtëpia e Kulturës “Koço Racin”
Ky zhvillim po shihet si goditje e drejtpërdrejtë ndaj parimit të përfaqësimit të drejtë dhe karakterit multietnik të qytetit.
Vendimi ka hapur pyetje serioze:
Kush e mori këtë vendim?
Pse shqiptarët ranë nga rreth 40 në vetëm 17?
Dhe pse disa ndërmarrje publike sot nuk kanë asnjë përfaqësues shqiptar?
