BDI – Mashtrimi numër 17: Si u tradhtua arsimi dhe u zhgënjyen qytetarët e Çairit

Premtimet e koalicionit VLEN për përmirësimin e arsimit në Çair po rezultojnë një tjetër mashtrim për qytetarët, të cilët prisnin ndryshim real pas deklaratave të bujshme elektorale. Ajo që u premtua si reformë dhe investim serioz në shkolla, sot shihet si vazhdimësi e dështimeve dhe neglizhencës institucionale.

Edhe pse VLEN mori mbështetje të madhe në Çair pikërisht me premtimin se arsimi do të ishte prioritet absolut, në terren mungojnë rezultatet konkrete. Shkollat përballen ende me kushte të dobëta, klasa të mbingarkuara dhe projekte të bllokuara, ndërsa institucionet përgjegjëse heshtin.

Qytetarët dhe prindërit shprehin zhgënjim të thellë, duke theksuar se besimi i dhënë VLEN-it po keqpërdoret. “Na u tha se do të kishte ndryshim, por sot shohim vetëm arsyetime dhe fajësime”, thonë ata, duke shtuar se arsimi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike.

Sipas kritikëve, rasti i Çairit po shndërrohet në simbol të dështimit të premtimeve të VLEN-it dhe në një paralajmërim se retorika e re politike nuk mjafton pa veprime konkrete. Për qytetarët, ky është tashmë “mashtrimi numër 17”, ku arsimi dhe e ardhmja e fëmijëve u sakrifikuan për interesa të ngushta politike.

Back To Top